Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Ka nisur inciativa për rivitalizimin praktik të trashëgimisë kulturore folklorike

Nën 30, 2022

Ministria e Kulturës para disa muajsh ka ftuar një grup të profesionistëve, komision të kryesuar nga Ansambli “Shota”, të cilëve u ka mandatuar analizimin dhe propozimin e një plani të zhvillimit të mëtutjeshëm praktik të trashëgimisë muzikore folklorike.

Në datën 28 Nëntor, Ansambli “Shota”, në Muzeun Kombëtar të Kosovës ka mbajtur ceremoni dhe performancë për të prezantuar këtë platformë.

Përmes saj parashihet që në një të ardhme të afërt të krijohet Orkestra Folklorike Simfonike, gjithashtu aktivitete që përfshijnë performanca, program dhe edukim në instrumente folklorike.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm ministri Çeku, drejtori artistik i Ansamblit “Shota”, Ylber Hasanaj, pjesëmarrës të tjerë të fushës, ndërsa prezantimin e planit e bëri, Visar Munishi, kompozitor dhe profesor në UP, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM