Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj personit zyrtar

Dhj 1, 2022

Në zbatim të objektivave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po ndërmerren të gjitha masat policore në drejtim të identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve, të realizimit të operacioneve policore për goditjen e grupeve kriminale apo individëve të veçantë, të cilët po kryejnë veprime kriminale.

Si vazhdimësi e këtyre veprimeve sot u realizua një operacion në “Fushë Kosovë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin;

-S. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 30.11.2022, rreth orës 22:45 në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij.

Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar;

Një revole, që i dyshuari ka poseduar me vete në rastin e sulmit si dhe ka ekspozuar atë.

I dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM