Build Skills with our trainings

Sign up now!

Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut përgatit konkluzionet për veprime emergjente kundër femicidit

Dhj 3, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave dhe dhunës në familje ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, në të cilin kanë marrë pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe ata të institucioneve të drejtësisë, të cilët ishin të ftuar.

Në fjalën hyrëse, presidentja Osmani, e ka cilësuar epidemi vrasjen e vajzave dhe grave, ndaj ka potencuar se shteti ka detyrim ligjor ndaj qytetarëve që t`i ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme për t’u përballur më dukurinë e femicidit.

Presidentja ka kritikuar mospjesëmarrjen në takim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Këshillit Prokurorial, duke e cilësuar bojkotin e tyre në këtë takim si një bojkot ndaj shtetit dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Sipas Presidentes, shumica dërmuese e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, ku gratë u bënë viktima të bashkëshortëve dhe partnerëve të tyre e me raste edhe të baballarëve,  mund të parandaloheshin.

“Në secilin nga këto raste dështoi të paktën një hallkë e sistemit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka shpalosur disa statistika në raport me veprimet e institucioneve të drejtësisë në rastet e dhunës seksuale.

Në këtë kontekst, ka kërkuar përgjegjësi nga mekanizmat kompetent.

“Përgjegjësia për secilën nga këto vepra padyshim se bie mbi kryesin e veprës. Por, secili nga këto raste kërkon përgjegjësi të shtuar edhe nga mekanizmat kompetent të cilët janë të obliguar të sigurojnë mbrojtje adekuate për viktimën”, është shprehur Presidentja Osmani.

Të gjitha institucionet prezente dhe anëtarët e shoqërisë civile kanë dhënë rekomandime konkrete të cilat do të publikohen në ditët në vijim në formë të platformës ndërinstitucionale për luftimin e femicidit dhe dhunës në familje, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Prrsidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM