Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar radhët e FSK-së me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se vazhdojmë me bashkëpunimin vëllazëror dhe sukseset e përbashkëta, mirënjohje e lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe stafit të saj.
Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!