Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Shteti i Kosovës në bazamentin e vet ka një vlerë të çmueshme, diversitetin e popullit

Dhj 14, 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me deputetët Fridon Lala dhe Agon Batusha, priti një grup të rinjsh nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, organizuar nga organizata VoRAE.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeparlamentari Konjufca tha se vetëm duke qenë të gjithë së bashku, duke i bashkuar forcat për t’i arritur qëllimet e përbashkëta, Kosova mund të jetë më e sigurt dhe mund të ecë më shpejt drejt rrugës euroatlantike.

Po ashtu, kryetari Konjufca tha se shteti i Kosovës në bazamentin e vet e ka një vlerë shumë të çmueshme, e kjo vlerë është diversiteti i popullit.

“Qëllimet tona të përbashkëta janë shumë më të rëndësishme se sa dallimet që mund t’i kemi gjatë jetës së përditshme. Pra, kjo është bota e shekullit XXI dhe kështu duhet ta ndërtojmë Kosovën”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Duke i falënderuar për angazhimin e tyre në shoqëri, kryetari Konjufca premtoi se do të jetë partner në çdo qëllim dhe përpjekje fisinike që kanë si qytetarë të Kosovës.

Më pas, edhe deputetët Fridon Lala dhe Agon Batusha bashkëbiseduan me të rinjtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM