Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pret në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Dhj 14, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh), kryesuar nga ish- ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

Duke biseduar për vendimin për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

U theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon.

Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM