Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani zhvillon bashkëbisedim me studentë e nivelit master në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut

Jan 26, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me 95 studentë të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit, të cilët në kuadër të studimeve të tyre, po qëndrojnë për disa ditë në vizitë studimore në Kosovë.

Presidentja Osmani pati mundësi të trajtojë çështje të ndryshme në lidhje me Kosovën, me fokus të veçantë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

Studentët patën rastin të mësojnë më shumë mbi shembullin e Kosovës, si model i mirëfilltë i qeverisjes dhe shoqërisë demokratike që siguron mirëqenie dhe siguri për të gjithë.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani foli për historinë e shtetndërtimit të Kosovës dhe politikat dhe mekanizmat aktual që garantojnë të drejta të barabarta për të gjithë.

Krahas këtyre, gjatë diskutimit me studentët, Presidentja Osmani foli për prioritetet e institucioneve që ndërlidhen me sundimin e ligjit, investimin në kapitalin njerëzor dhe rini, çështje të sigurisë dhe promovimin e barazisë gjinore, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM