Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste.
Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje, thuhet në postimin në Facebook të ATK-së.
“Nga tatimpaguesi pritet që të paguajë detyrimin tatimor në shumë e duhur dhe në kohën e duhur, siç është e përcaktuar me ligj. Nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore.
Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje.