Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, kanë diplomuar në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkah motrave e vëllezërve oficerë nga FA të Republikës së Shqipërisë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.
Dy ministritë dhe forcat tona, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, jemi duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj.
Mirënjohje dhe falënderim vëllazëror për ministrin Peleshi, gjeneralët Kingji e Bitri, si dhe gjithë personelin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kurse oficerëve të diplomuar urimet për suksese të mëtejme në shërbim dhe karrierë.