Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vizituar Fabrikën e dyshekëve “Comodita” në Gjakovë.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se ka përfunduar ditën me një turne në fabrikën Comodita, ku këta dyshekë fillojnë udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara.
“Shembull i shkëlqyeshëm se si avancimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, u sjell përfitim qytetarëve të të dy kombeve”.






