Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani dhe presidenti Jóhannesson diskutuan për rritjen e bashkëpunimit gjatë presidencës së Islandës në KE

Shk 2, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson, në një vizitë pune me qëllim të avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rrugës euroatlantike të Kosovës.

Në vizitën e parë të një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në Islandë, presidentja Osmani dhe presidenti Jóhannesson diskutuan për rritjen e bashkëpunimit gjatë presidencës së Islandës në Këshillin e Evropës.

Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që luan kjo organizatë në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerësoi lidershipin e Islandës në këtë drejtim dhe shprehu domosdoshmërinë që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, duke nënvizuar progresin e jashtëzakonshëm në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Ajo theksoi se qytetarëve të Kosovës po u bëhet padrejtësi e madhe duke ua mohuar qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si instrument jashtëzakonisht efektiv për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Krahas këtyre diskutimeve, dy presidentët kanë biseduar edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Islandës, duke nënvizuar potencialin për rritjen e bashkëpunimit, ndërsa shprehën përkushtimin e tyre për të eksploruar mundësi të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.

Presidentja Osmani ka theksuar se ky takim është një dëshmi e bashkëpunimit në rritje ndërmjet Kosovës dhe Islandës, si dhe e angazhimit të përbashkët për promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Evropë, thuhet në komunikatën për media e Zyrë së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM