Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK: 15.5 milionë € më shumë të hyra për muajin janar

Shk 3, 2023

Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit.

96.7 milionë euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 15.5 milionë euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milionë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik, etj.

ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribues në zhvillimin e vendit tonë, thuhet në faqen zyrtare të ATK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM