Build Skills with our trainings

Sign up now!

LDK: RTK u kap nga partia në pushtet

Shk 3, 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin. LDK ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë prezencën në këtë kanal publik.

LDK po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë. LDK solidarizohet me gazetarët dhe të gjithë punëtorët që kanë punuar shumë dhe kanë informuar të gjithë qytetarët tanë drejtë dhe në mënyrë të pavarur.

Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur. Prandaj, LDK edhe njëherë kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë, dhe derisa sa kjo të ndodhë, LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM