Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

Shk 4, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga Dr. Aida Rexhepi, kryesuese e Bordit Drejtues, Dr. Agreta Gashi, anëtare e Bordit dhe Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka vizituar të premtën, Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në takim me drejtoreshën e klinikës, Shkëndije Nuza dhe stafin e kësaj klinike, Ministri është informuar me punën që po bën kjo klinikë për të kryer shërbimet diagnostike radiologjike, jo vetëm për pacientët që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, por në gjithë Kosovën.

Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimeve diagnostikuese të cilat janë në fazën e fundit të funksionalizimit do të plotësojnë gamën e shërbimeve diagnostikuese dhe lehtësojnë pritjet për shërbim të mbingarkuar në veçanti për shërbimin e Rezonancës Magnetike.

Rezonanca Magnetike në Spitalin Pedriatik në QKUK, dhe në Spitalin Regjional në Peje janë në fazën përfundimtare të funksionalizimit kurse në vitin 2023 është në planifikim edhe funksionalizimi i Rezonancës Magnetike në Spitalin Regjional në Prizren.

Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimit do të ndikojë dukshem në uljën e listave të pritjes për këto shërbime.

Ministri Vitia njekohesisht falënderoi gjithë stafin e kësaj klinike për kontributin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se shifrat e larta të punëve të kryera flasin për punën e mirë që ka bërë stafi i kësaj klinike, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM