Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca shpreh mirënjohje për kontributin që BB ka dhënë për ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike për Kosovën

Shk 28, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, e cila shoqërohej nga Massimiliano Paolucci, menaxher i Zyrës së BB-së për Kosovë.

Konjufca, me këtë rast, shprehu mirënjohje për kontributin që Banka Botërore ka dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen dhe ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike përmes projekteve zhvillimore të mbështetura deri më tani.

Në takim po ashtu u shkëmbyen pikëpamje për perspektivën ekonomike, marrëveshjen për përkrahjen e reformës për skemën sociale dhe projekte tjera thelbësore me interes për vendin, si dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM