Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pritet në takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dendias

Mar 3, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Athinë, u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi përforcoi mesazhin e Kryeministrit Kurti, në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës ndaj Greqisë në këtë moment të vështirë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.

Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan më tej gjatë takimit. Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes vendeve tona mund të fuqizohen përmes bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi me një vend mik dhe partner siç është Greqia.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Dendias edhe mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM