Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Nazmi Mikullovci ishte mentor i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj

Mar 3, 2023

Kryeministri, Albin Kurti me rastin e vdekjes së Nazmi Mikullovcit, shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se Mikullovci ishte përfaqësues i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës, drejtor i Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit.

Kurti ka thënë se për të ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

 

Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci.

 

Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

 

Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

 

Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit.

 

Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi.

 

Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

 

Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj.

 

Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM