Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Të vendosen pajisjet për matjen e nivelit të zhurmës në hapësirat e gastronomisë

Mar 6, 2023

Komuna e Prishtinës njofton se me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet obligohen të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës  dhe decibelët e lejuar.

Prandaj Komuna me mirëkuptim kërkon ta ndan thirrjen përmes së cilës ftohen subjektet afariste si kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, të shfrytëzojnë afatin e aplikimit deri më  13.03.2023 në ora 16:00, për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

Aplikimi online mund të bëhet duke klikuar në linkun : https://apliko.ndotja-akustike.com/
Ndërsa, aplikimi fizik mund të bëhet në sportelin nr.1, kati përdhesë, ndërtesa e vjetër i Komunës

Informatat më të hollësishme lidhur me thirrjen i gjeni në:
https://prishtinaonline.com/lajmet/3829/thirrje-per-aplikim-per-vendosjen-e-pajisjeve-per-matjen-e-nivelit-te-zhurmes-per-subjektet-afariste-ne-sektorin-e-gastronomise

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM