Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK: Marsi muaj i veçantë për historinë e kombit, urime festa e mësuesit dhe shkollës shqipe

Mar 6, 2023

SBASHK kujton  me krenari pishtarët e parë të dijes dhe gjithë pasardhësit e tyre që nëpër kohë furtunash mbrojtën dritën kundër errësirës që mundoheshin ta sjellin e rrënjosnin mbi atdheun tonë pushtuesit.

Të dashur punëtorë të arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete, në fillimin e çdo marsi  shqiptarët kudo janë kthejnë kujtesën për datat dhe ngjarjet e mëdha që kanë lënë gjurmë në përpjekjet e njerëzve të pendës e armës për lirinë  e atdheut.

Më 7 mars  kudo në institucione arsimore  me programe artistike lartësojmë kujtimin dhe shprehim krenarinë e falënderimet për  ata që bënë sakrifica sublime në misionin e shenjtë të arsimimit e edukimit të brezave.

SBASHK nëpër komuna zhvillon aktivitete të shumta dhe në shenjë respekti për angazhimet  nëpër vite e dekada ndanë mirënjohje për koleget  dhe kolegët e pensionuar. Kjo datë e madhe e arsimit tonë  na obligon që  në shenjë respekti për pishtarët e dijes të vazhdojmë me misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit  të brezave, thuhet në komunikatën për media e SBASHK-ut.

 

Në fillimet e çdo marsi qytetarët e Kosovës dhe  nga vise të tjera shqiptare shkojnë në Prekazin e historisë dhe lartësojnë kujtimin për komandantin Adem Jashari  dhe  heronjtë dhe dëshmorët e tjerë të kombit, që me gjakun e tyre i vunë themelet e lirisë së Kosovës.  Ne të gjithë duke thënë vargjet nga kënga “Sërish vjen marsi” shprehim respekt  për dëshmorët e heronjtë e kombit, por edhe për heronjtë e gjallë kudo janë ata

 

Na obligon të vazhdojmë rrugëtimin bashkë e në SBASHK sepse unik e të bashkuar shumë më lehtë do të përballemi me sfidat e kohës. 

 

Urime  festa e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM