Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim bashkë me kolegë Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët i ka informuar në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj në postimin e tij në Facebook ka shprehur vlerësimin për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje.
E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj.
Për Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.






