Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pret Angili bisedojnë për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në ekonomi

Mar 13, 2023

Në takimin e parë zyrtar me ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i uroi mirëseardhje e suksese ambasadorit në detyrën e tij, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë si dhe theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në ekonomi, ku ekziston potencial madhor në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për objektivat strategjike të Kosovës, siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi në Partneritetin për Paqe në NATO.

Palët potencuan dhe rëndësinë e nevojën për stabilitet, paqe dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe biseduan edhe mbi procesin e dialogut, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM