Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gatishmëri e FMN për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve me BQK

Mar 13, 2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e zyrës regjionale për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimet e BQK-së në avancimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

Guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit se sektori financiar po vazhdon trendin pozitiv edhe këtë vit, duke qenë likuid dhe me performancë pozitive, duke rritur aktivitetin kredidhënës për ekonominë dhe qytetarët.

Ai falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti përgjatë gjithë këtyre viteve.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Misionit të FMN-së për vendin tonë, Gabriel Di Bella falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin, ndërsa shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme së bashku me BQK-në, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM