Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gazmend Hoxha emërohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Mar 13, 2023

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM