Build Skills with our trainings

Sign up now!

MM: FSK fillon operacionet e deminimit

Mar 13, 2023

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2023.

Për të filluar me operacionet, pjesëtaret e Kompanisë së Deminimit (KOMPDEM), kanë ndjekur trajnime rifreskuese për procedurat e punës, trajnim certifikues për pjesëtaret e rinjë që janë bërë pjesë e kësaj kompanie si dhe kanë bërë përgatitjen dhe inspektimin e pajisjeve që do përdorën në operacione.

Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu ekipet e EOD-së do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur profesionalisht dhe e gatshme që t’u dal në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM