Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Fillon programi i specializuar i mjekësisë fetale, edhe një shërbim i ri shtohet në QKUK

Mar 17, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”, sot kanë filluar edhe në praktikë trajnimet që do të shërbejnë veçanërisht në raste kur një grua ose foshnja e palindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultatin më të mirë si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë Heleni Vakali, vizituan klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku po zhvillohen trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë.

Përmes njësiteve të mjekësisë fetale: Vlerësohet rrezikshmëria e shtuar e anomalive fetale, konfirmohet diagnoza e anomalive, ofrohen informacione të detajuara rreth rezultateve të mundshme, që përfshin ofrimin e të dhënave shumëdisiplinore nga fillimi i monitorimit të vazhdueshëm të shtatzënive, sipas rastit, deri tek komplikimet e mundshme në lindjet e shumëfishta.

Gjithashtu, Ministri Vitia theksoi se të gjitha gratë shtatzëna duhet të kenë qasje falas në kujdesin e specializuar, kur është e nevojshme, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM