Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për Aneksin Zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Borrell në postimin e tij në Twitter ka thënë se palët janë angazhuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.