Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike

Mar 18, 2023

Derisa një njësi policore kishte qenë në patrollim në qytetin e Vushtrrisë, kishte vërejtur një person me sjellje të dyshuara. Njësia policore ka filluar ta përcjellë të dyshuarin i cili kishte tentuar që të ikte mirëpo shumë shpejtë njësia policore ka arritur ta arrestoj personin në rrugën “Shemë Nallbani” në Vushtrri.

Gjatë kontrollit të personit, tek ai janë gjetur dymbëdhjetë (12) qese me substancë narkotike që dyshohej të jetë e llojit marihuanë.

Personi i dyshuar L.A., 26 vjeçar, është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri. Rasti ka kaluar në kompetencë të Drejtorisë së Hetimit të Narkotikëve ndërsa qeset me substancën e dyshuar janë sekuestruar. Hetuesit e kësaj drejtorie do të vazhdojnë me hetimin dhe procedimin e rastit për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM