Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja: Vetëm së bashku mund të krijojmë të ardhme ku barazia gjinore është realitet për të gjithë

Mar 20, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar shkollën “Faik Konica, me ç’rast me nxënësit e kësaj shkolle ka diskutuar për gratë, paqen dhe sigurinë.

Në një bashkëbisedim frymëzues me nxënës të shkollës Faik Konica në kryeqytet, presidentja Osmani ka diskutuar për aftësinë transformuese të aktivizimit e angazhimi të gruas në çdo sferë të shoqërisë, si dhe rolin thelbësor të të rejave e të rinjve tanë për barazi gjinore.

Presidentja Osmani ka biseduar gjithashtu edhe për përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendin tonë.

“Përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendin tonë, si dhe adresimi i sfidave rreth integrimit të grave në procese të paqes dhe sigurisë, udhëhiqen nga veprat e të gjithëve, përfshirë kampionët e vegjël me të cilët bisedova sot. Ata janë katalizator i vërtet i ndryshimit pozitiv në vendin tonë”, ka theksuar presidentja.

Presidentja Osmani tha se vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme ku barazia gjinore është një realitet për të gjithë, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM