Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në kompaninë S//Sprint në Podujevë: Më shumë punësim, prodhim, fitim dhe më shumë tatime

Pri 4, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati si dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizitoi sot kompaninë S//Sprint, prodhues vendor i tekstilit në Podujevë.

Ai u shpreh i nderuar me pritjen e përzemërt që iu bë sot nga bashkëpronarët, Xufë dhe Sami Sopa, stafi menaxherial dhe punëtorët.

“Znj. Xufë ka filluar me pesë punëtorë, e tash kanë mbërritur në 180 punëtorë e gjatë sezonës shkon deri në 350 punëtorë. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që materialet janë organike dhe të riciklueshme dhe gjithashtu lënda e parë merret në një version shumë rendimentar, shumë primar në mënyrë që maksimumi i përpunimit të bëhet këtu brenda vendit’’, tha ai.

Kompania S//Sprint prodhon 143 lloje të ndryshme të produkteve, të cilat ndahen dy grupe: veshje sportive dhe veshje të brendshme. Në grupin e parë të produkteve kapaciteti prodhues në vit shkon deri në 180 mijë njësi, kurse sa i përket grupit të dytë, kapaciteti prodhues arrinë deri në 900 mijë njësi në vit.  Si prodhuesi më i madh i vendor në industrinë e tekstilit, kjo kompani, krahas tregut vendor, eksporton produktet e saj në Zvicër dhe Gjermani, teksa janë në bisedime për zgjerimin e eksportit edhe në vende tjera, ndërkohë që pjesën më të madhe të shitjeve e realizojnë online.

Gjatë vizitës panë nga afër edhe teknologjinë dhe pajisjet automatike e elektronike të cilët e kanë rritur cilësinë dhe produktivitetin. Njëra prej tyre ishte rezultat i donacionit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së bashku me Bankën Botërore.

“Pra më shumë punësim, më shumë prodhim, më shumë fitim e më shumë tatime”, tha ai.

Kryeministri i falënderoi pronarët për kontributin e tyre si një ndër tre tatimpaguesit më të rregullt në vendin tonë dhe i inkurajoi që sa më shumë t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe për mbështetje të punëtorëve por edhe të biznesit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Sot ishim të nderuar që na kanë mirëpritur përzemërsisht çifti pronar, Xufa dhe Samiu, këtu në S/Sprint një industri e tekstilit e cila shënon prodhuesin më të madh në këtë sektor në vendin tonë.

 

Përveç që prodhojnë edhe eksportojnë jashtë pra prodhimet e tyre janë gjithandej Kosovës në tregun tonë të brendshëm dhe eksportojnë në Zvicër, në Gjermani e janë në bisedime edhe për vende të tjera ku një pjesë e madhe e shitjes bëhet online.

 

Xufë ka filluar me pesë punëtorë, e tash kanë mbërritur në 180 punëtorë e gjatë sezonës shkon deri në 350 punëtorë. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që materialet janë organike dhe të riciklueshme dhe gjithashtu lënda e parë merret në një version shumë rendimentar shumë primar në mënyrë që maksimumi i përpunimit të bëhet këtu brenda vendit.

 

I kanë gjithsejtë 143 lloje të produkteve, në dy kategori të mëdha të veshjeve të brendshme dhe të veshjeve sportive për të dy gjinitë dhe gjithashtu për të gjitha moshat. Tash kanë shtuar edhe pajisje automatike e elektronike të cilët e kanë rritur cilësinë dhe produktivitetin. Njëra prej tyre që patëm rastin ta shohim ishte rezultat i donacionit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së bashku me Bankën Botërore ndërkaq tjetra donacion i USAID-it, edhe i Mbretërisë së Suedisë.

 

I inkurajuam që sa më shumë t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe për mbështetje të punëtorëve por edhe të biznesit.

 

E falënderoj shumë Xufë, Samiun dhe menaxheren e re, Jetën për këtë kontribut që po bëjnë edhe për popullsinë por edhe për shtetin meqenëse janë një ndër tre tatimpaguesit më të rregullt në vendin tonë. Pra më shumë punësim, më shumë prodhim, më shumë fitim e më shumë tatime.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM