Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Kosova është në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të qëndrueshme

Pri 22, 2023

Çdo vit në këtë ditë, 22 prill, bota shënon Ditën e Tokës. Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore, për të promovuar praktika të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për të ndërmarr veprime konkrete për mbrojtjen e tokës dhe shëndetit.

Kryeministri Albin Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se për ne, Dita e Tokës nuk është dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën por është ditë që na frymëzon për më shumë veprim dhe na ndihmon të vlerësojmë progresin e përditshëm që bëjmë. Sot, ne jemi në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. Politikat tona inovative për zhvillim dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe ato për mbrojtjen e mjedisit plotësojnë njëra-tjetrën. Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme si projekti Solar 100MW në KEK, projekti për rezervë akumuluese me kapacitetin më të madh në Evropë, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan, do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë.

“Investoni në planetin tonë” është theksi i temës së këtij viti, si thirrje për të gjithë ne, për qeverinë dhe bizneset, komunat dhe organizatat, aktivistët dhe mediat, komunitetet dhe qytetarët që të punojmë bashkë për një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova, edhe pse nuk ka arritur akoma të bëhet pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjen e veprimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjen globale për mbrojtjen e tokës.

Këtë vit, ne po bëjmë të gjitha përgatitjet që në mënyrë unilaterale të ratifikojmë Marrëveshjen e Parisit të cilës po i paraprinë Ligji i parë që do të ketë Kosova për Ndryshime Klimatike.

Ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit dhe ndotja nuk respektojnë kufijtë shtetërorë dhe nga ndikimet e tyre preken njerëzit dhe ekosistemet në mbarë botën. Prandaj, ne aktivisht po lobojmë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për ndryshime klimatike.

Vitin e kaluar në mënyrë që të përshpejtojmë zhvillimin e një modeli ekonomik qarkor që të zvogëlojmë emetimet e gazrave, të ruajmë biodiversitetin dhe të ndërtojmë sistem ushqimor të qëndrueshëm lansuam Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme të cilën deri më sot e kanë nënshkruar 22 komuna.

 

Sot, jemi të lumtur t’ju njoftojmë se po hapim thirrjen në shumë rreth 2 milionë euro për mbështetjen e komunave në politikat për klimën, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, zhvillimin lokal përmes konceptit të ekonomisë qarkore, lëvizshmërinë dhe rritjen e kapaciteteve të transportit publik me shkallë të ulët të emetimit, mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit dhe transformimin digjital.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM