Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut si dhe rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbajtën më 23 prill 2023.
Rezultatet përfundimtare
Leposaviq: Lulzim Hetemi (LVV) – 100 vota, ose 73,3 për qind; Albulena Behluli- Hetemi – 34 vota ose 25 për qind; Aleksandar Jablanovic – 2 vota, ose 1,5 për qind.
Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK) – 197 vota, ose 52,2 për qind; Flatron Hasani (LVV)- 180 vota, ose 47,7 për qind.
Zveçan: Ilir Peci (PDK) – 114 vota ose 59 për qind; Fetah Peci (LVV)- 72 vota, ose 37,3 për qind dhe Sladjana Pantovic- 7 vota, ose 3,6 për qind.
Mitrovicë e Veriut: Erden Atic (LVV) – 553 vota ose 66,9 për qind, Taulant Kelmendi (PDK)- 193 vota, ose 23,4 për qind dhe Betim Osmani – 80 vota, ose 9,7 për qind.
Kryetari i KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se shpallja e rezultateve vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar.
Sipas procedurave ligjore duke filluar nga ora 14:00 e datës 25 prill 2023, fillon afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rezultatet e shpallura nga KQZ-ja, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.