Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia dhe Manastirliu diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Pri 25, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi, realizoi takim përmes platformës digjitale “Zoom” me Ministren e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu dhe ekipin e saj, më të cilën bashkëbiseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit përmes marrëveshjeve të reja midis dy shteteve.
Gjatë këtij takimi u diskutua për themelimin e grupit punues të përbashkët, i cili do të analizojë zbatimin e marrëveshjes që është nënshkruar në të kaluarën, si dhe do të shqyrtojë të gjitha propozimet që kanë për qëllim shtrirjen e bashkëpunimit në fusha që janë në interes të qytetarëve, por edhe të shkëmbimit të përvojave ndër-institucionale.
Në takim u diskutua që lista finale e propozimeve për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të përbashkët, të dakordohet dhe të hartohen nga grupi i përbashkët punues.
Marrëveshjet në të ardhmen, ndër të tjera, do të kenë për bazë trajnimet dhe shkëmbimin e përvojave, shërbimet shëndetësore për qytetarët e të dy shteteve, bashkëpunimin ndërinstitucional midis Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së) dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nëna Tereza” në Tiranë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM