Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së dekorohet me medalje nga presidenti i Turqisë, Erdoğan, për kontributin e dhënë pas tërmetit shkatërrues
Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
Kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.