Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Punë intensive në Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Pri 26, 2023

Punë intensive në Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit. Lokaliteti Arkeologjik, një hapësirë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore me vlera historike, shkencore, kulturore dhe edukative, po i nënshtrohet punimeve për konservimin dhe prezantimin e tij.

Ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga profesionistët e institucioneve vartëse të MKRS, shikuan për së afërmi punimet dhe biseduan detajisht rreth tyre.

“Dinamikë e shtuar e punës në Lokalitetin Arkeologjik të zbuluar 10 vite më parë

 

Bashkë me profesionistët e institucioneve të trashëgimisë kulturore, pamë nga afër punimet e konservimit dhe prezantimit të Lokalitetit Arkeologjik në qendrën historike të Prizrenit.

 

Lokaliteti që paraqet rrugëtimin historik mijëravjeçar të qytetit e që kthen kohën prapa në periudhën romake, shumë shpejt do të mund të vizitohet nga qytetarët dhe turistët”, ka thënë Çeku.

Ky projekt i MKRS që synon të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor, zbatohet nga UN-Habitat Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM