Ministria e Shëndetësisë vazhdon me forcimin e kapaciteteve në fushën e shëndetit publik përmes sigurimit të pajisjeve për detektim të hershëm, pajisjeve laboratorike për qendrat e shëndetit publik dhe pajisjeve të tjera mjekësore. Kësaj radhe, MSh ka nënshkruar kontratë për dizajnin dhe mbikëqyrje të punimeve renovuese në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Qëllimi kontratës së nënshkruar është hartimi dhe përshtatja e dizajnit teknik, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen teknike që do të përdoret në renovimin e një pjesë të objekteve aktuale (hapësirë 1800-2000 m2) të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për punë laboratorike dhe të procesit edukativ në fushën e shëndetit publik, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.