Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanush Republika e Maqedonisë veriore, përmes rrugëve ilegale.
Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i.
Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.