Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se të martën, më 2 maj, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë në Bruksel si pjesë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët.
Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Deklarata për media e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Europe by Satellite.