Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s Gjeneral Osborn viziton Gardën Kombëtare të FSK-së

Maj 1, 2023

Në kuadër të vizitës që është duke e realizuar në Kosovë, komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Stephen Osborn ka vizituar Gardën Kombëtare (GK) të FSK-së, për t`u njoftuar me kapacitetet ekzistuese që Garda ka në strukturën e saj.

Gjenerali Osborn është pritur nga zëvendëskomandanti i GK-së, Kolonel Skënder Hoxha së bashku me stafin dhe e kanë njoftuar me misionin, detyrat dhe operacionet e njësive të Gardës Kombëtare.

Gjatë vizitës Gjeneral Osborn ka ndjekur prezantimin e pajisjeve nga njësitë e deminimit, mbrojtjes kimike atomike biologjike dhe ato të kërkim-shpëtimit duke u informuar mbi detyrat, operacionet dhe sukseset e njësive në fjalë.

Gjeneral Osborn ka vizituar po ashtu edhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim ku është ndarë po ashtu i kënaqur me sukseset e arritura nga këto njësi

Gjeneral Osborn ka shprehur kënaqësinë e tij me sukseset e FSK-së, duke premtuar bashkëpunim të mëtutjeshëm drejt rritjes së kapaciteteve të FSK-së në fushën e reagimit në emergjenca, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM