Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pret në takim deputetin e Bundestagut, Mijatovic

Maj 5, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Boris Mijatovic.

Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe urat e bashkëpunimit mes vendeve tona vijojnë të forcohen. 

Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartësisht rolin e Gjermanisë si partner dhe aleat kyç të Kosovës, duke theksuar me rëndësi të veçantë mbështetjen e tyre të madhe e aktive në proceset e integrimit evropian.

Përkrahja edhe në zhvillim ekonomik e sektorë të rëndësishëm si energjia, përmes projekteve të ndryshme të mbështetjes e bashkëpunimit, veçse e komplementon kuadron e punës së përbashkët në shërbim të vizionit tonë për zhvillim e mirëqenie të të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit.

Deputeti Mijatovic vuri në dukje progresin e Kosovës të reflektuar në indeksin e këtij viti të Reporterëve pa Kufij (RSF), ku Kosova u rrit me 22 vende në dy vitet e fundit, si dëshmi të vlerave demokratike e evropiane të cilat i përfaqëson e jetëson Kosova. Po ashtu dhe angazhimin e Qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe punën e bërë në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin Mijatovic për disponibilitetin e tij dhe ndihmën e ofruar sa i përket agjendës së Kosovës në lidhje me rrugëtimin e tranzicionin drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, për të cilën Qeveria mbetet e përkushtuar dhe ka miratuar dhe Strategjinë për Energji 2022-2031, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM