Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Radman: Kosova ka vetëm një rrugë, anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian

Maj 5, 2023

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim kortezie me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Dy ministrat në këtë takim diskutuan rreth situatës aktuale gjeopolitike dhe zhvillimeve të fundit përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ku mes të tjerash, Mehaj theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për integrimin të secilit komunitet dhe shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në modelin modern të Kroacisë, ndërtuar mbi vlerat dhe standardet demokratike të Bashkimit Evropian.

Në këtë mënyrë, Mehaj tha se do mundësohet stabilitet i gjithëmbarshëm dhe shkëputje nga idetë izoluese që sjellin dështimin.

“Kosova ka vetëm një rrugë, anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi Ministri Mehaj.

Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi fuqishëm se është kundër çdo forme të re të Republika Srpska dhe se është shumë pro modeleve evropiane të dëshmuara si të suksesshme, integruese dhe prosperuese për shtetin dhe gjithë qytetarët tanë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM