Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: 60 mil. € janë ndarë për listën esenciale të barnave, më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2018

Maj 10, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me kryesuesin e grupit punues për hartimin e Listës Esenciale të Barnave, Dr. Driton Vela, mbajtën konferencë për media ku bënë të ditur se për vitin 2023 është rritur më shumë se dyfish buxheti për Listën Esenciale të Barnave.

Ministri Vitia deklaroi se nga 24 milionë euro sa ishte buxheti në vitin 2018, për vitin 2023, janë ndarë 60 milionë Euro.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 60 milionë euro për Listën Esenciale të Barnave që është më shumë se dyfish rritje e buxhetit, krahasuar me vitin 2018 kur buxheti ishte 24 milionë euro. Paralelisht me këtë rritje të buxhetit, ne kemi dërguar për votim edhe projektligjin për çmimin tavan të barnave, pas miratimit të të cilit, do të zgjerohet edhe më shumë gama dhe sasia e barnave. Do të kemi edhe barna më shumë, por edhe çmime më të lira. Pra, kursim i dyfishtë i xhepave të qytetarëve. Kuptohet, zgjerim i gamës së konkurrencës do të minimizojë edhe monopolin e kompanive farmaceutike për produkte të caktuara”, tha ndër të tjera ministri Vitia, i cili theksoi se Lista Esenciale e Barnave është bërë në bazë të kërkesave të klinikave dhe spitaleve, në përputhje me buxhetin.

Ndërsa, kryesuesi i grupit punues për hartimin e LEB, Driton Vela, njoftoi se parashihen barna të reja për dhjetëra indikacione të pambuluara deri më tani, shumë prej të cilave përcillen me komplikime vdekjeprurëse për pacientin.

“Mbi 70 produkte të reja për trajtimin e sëmundjeve të cilat prekin çdo organ të trupit. Janë pranuar propozimet në interes të qytetarëve, veçanërisht ato që e zgjerojnë konkurrencën dhe e rrisin cilësinë.  LBE është e bazuar në dëshmitë më të fundit shkencore, kosto-efektivitetin e barnave, rëndësinë për shëndetin publik, prioritetet shtetërore në shëndetësi. Kritere strikte për ordinimin e barnave me indikacione të qarta duke përfshirë edhe mekanizmin e konziliumit të profesionistëve të fushës”, deklaroi Vela.

Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM