Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Twitter ka kërkuar që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka theksuar edhe nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi.
“Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të implementohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj marrëveshjeje”.






