Me qëllim të informimit për aplikim në Policinë e Kosovës, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri, janë zhvilluar takime për inkurajimin e kandidatëve të ri (të komuniteteve pakicë) të cilët mund të aplikojnë në Policinë e Kosovës.
Të rinjve (kandidat të mundshëm për aplikim në PK), iu fol rreth punës policore, shërbimit ndaj qytetarëve si mision human. Po ashtu atyre iu sqaruan forma e aplikimit, procesi i rekrutimit, iu shpërndan fletëpalosje me sqarime rreth procedurave të konkursit.
Policia e Kosovës falënderon misionin e OSBE-së për bashkëpunim dhe përkrahjen që i ka ofruar Departamentit të Burimeve Njerëzore në realizimin dhe organizimin e këtij aktiviteti në dy DRP-të përkatëse, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






