Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia uron infermierët e Kosovës për Ditën ndërkombëtare të Infermierisë

Maj 12, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia u ka uruar infermierëve të Kosovës Ditën ndërkombëtare të Infermierisë me vlerësimet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm që kjo kategori e profesionistëve shëndetësor japin çdo ditë në shërbim pacientëve dhe qytetarëve të vendit.

“Në këtë ditë të shënuar për Infermierinë, dëshiroj të ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë ndër vite, në veçanti gjatë pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit për të gjithë. Infermieria është baza e sistemeve të qëndrueshme shëndetësore, arritja e të cilit është objektivi ynë. Të jesh sot në shërbim të një detyre që përveç tjerash bart në vete edhe vlerat e humanizmit, nuk është vetëm obligim e përgjegjësi, por edhe krenari dhe kontribut i drejtpërdrejt për të arritur shëndetësinë që e synojmë dhe e duam. Ne do ta vlerësojmë çdo herë këtë”, thuhet në urimin e ministrit Vitia për Ditën e Infermierisë.

Është detyra jonë, thekson ministri Vitia në urimin e tij, që të sigurohemi që infermierët janë të sigurt në vetvete, t’u krijojmë një mjedis të përshtatshëm pune, t’i vlerësojmë për punën dhe të arriturat e tyre, të jenë mirë të informuar dhe ta kuptojnë rolin e tyre shumë të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor për të përmbushur sfidat e ardhshme shëndetësore dhe realizuar misionin e tyre, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM