Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vazhdon rritja e interesimit të aplikantëve për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës

Maj 17, 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e realizimit të punëtorive në rajone dhe komuna të ndryshme të Kosovës, sot u realizua punëtoria e radhës në rajonin e Pejës.

Qëllimi i Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet, që në forma të ndryshme t’i sensibilizojë dhe t’i informojë të gjitha komunitetet për konkursin policor, për procedurat dhe kriteret e rekrutimit, përfshirë fazat testuese të cilave duhet t’iu nënshtrohen aplikantët.

Plani i veprimit “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”, ka ndikuar pozitivisht në informimin dhe inkurajimin e komuniteteve pakicë për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Kosovës, interesim ky i cili në vazhdimësi është në rritje.

Policia e Kosovës, i është falënderuese dhe mirënjohëse misionit të OSBE-së, e cila në vazhdimësi ka mbështetur Policinë e Kosovës, e në veçanti ka përkrahur realizimin e këtyre punëtorive.

Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha minoritetet në Kosovë, për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve pa dallime, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM