Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Kasami: Bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet në të ardhmen, në frymën e orientimit euro-atlantik

Maj 18, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Avni Dehari, shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim kryetarin e Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, njëherësh kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, sfidat e përbashkëta dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në adresimin e çështjeve rajonale dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Kryetarët Konjufca dhe Kasami vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik.

Pasi e njohu me punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe angazhimet për arritjen e objektivave të përcaktuara, kryetari Konjufca falënderoi kryetarin e Lëvizjes BESA për rolin që Maqedonia e Veriut ka luajtur në momente shumë të rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin.

Duke e përgëzuar kryetarin Konjufca për punën dhe rezultatet e arritura në krye të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami foli për gjendjen politike dhe sfidat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në Komunën e Tetovës.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimit të përbashkët dhe avancimit të agjendës së integrimit në BE.

Gjatë këtij takimi kryetari Kasami shoqërohej nga nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu, kryetarja e Forumit të Gruas, Melinda Rashidi dhe deputetët Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM