Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pret në takim Wieland, bisedojnë për procesin integrues të Kosovës në BE

Maj 19, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në takim u bisedua për procesin integrues të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE, ndërsa ka ritheksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë.

Ndër të tjera, presidentja Osmani ka potencuar përkushtimin e palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës për integrim në Bashkimin Evropian, e reflektuar edhe në bashkërendimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së.

Tutje, Presidentja Osmani ka folur mbi angazhimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM