Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia në takim me Ramën, diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit

Maj 26, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ku diskutuan për avancimin e sistemit të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve.

Ministri Vitia e njoftoi se në kuadër të realizimit të objektivave, është rritur edhe buxheti për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor (KPSH), duke shtuar edhe pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

“Shëndeti i qytetarëve është qëllimi ynë kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve. Buxheti më i madh që është ndarë sivjet nga Qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi midis institucioneve të nivelit qendror dhe atij komunal për realizimin e objektivave”, tha Vitia.

Ndërsa, z. Rama e falënderoi ministrin Vitia për përkrahjen dhe bashkëpunimin, ndërsa diskutuan veçanërisht për Kujdesin Parësor Shëndetësor. Gjithashtu biseduan për shërbimet ambulatore specialisitke të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ndau gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për nënat dhe fëmijët”, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM