Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Mbahet konferenca e parë e specializantëve të endokrinologjisë

Qer 2, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bënë të ditur se në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë po zhvillon punimet Konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë.

Me rastin e hapjes së kësaj konference, Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, zëvendësuese e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, tha se ky organizim flet sa mirë janë të koordinuar mjekët dhe se klinika po punon për ngritjen profesionale të mjekëve të rinj, specializantë, por jo vetëm të tyre, ngase Konferenca do të ju shërbejë edhe mjekëve e profesionistëve të tjerë mjekësor.

Sipas saj, kjo është mundësi e mirë diskutohen tema shumë të rëndësishme nga fusha e endokrinologjisë, por edhe të shkëmbehen përvojat profesionale, duke shërbyer si shembull edhe për klinikat e tjera, për mjekë e infermierë të profileve tjera shëndetësore.

Në anën tjetër dr. Merita Emini- Sadiku, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, theksoi se mjekët e rinj janë shumë entuziastë dhe shpresa zhvillimit të endokrinologjisë.

Ajo përmendi disa nga sëmundjet sfiduese, si diabeti, sëmundjet metabolike të tiroides, hipofizës, gjëndrave mbiveshkor dhe sëmundje të tjera endokrinologjike.

Për rëndësinë që ka organizimi i konferencave të tilla foli edhe Dr. Edmond Haliti, kryetar i Bordit për Shkollim Specialistik, i cili e vlerësoi punën dhe përkushtimin e specializantëve për të prezantuar punimet e tyre gjatë përvojës së tyre të specializimit, thuhet në postimin  në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM