Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla vizitë zyrtare në Çeki, temë e bisedimeve avancimi i agjendës integruese të Kosovës në BE

Qer 6, 2023

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.

Gjatë kësaj vizite, temë qëndrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministrja Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.

Krahas takimeve zyrtare ministrja Gërvalla do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM